Thaçit e Veselit iu vazhdohet paraburgimi

"Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera"

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Shefja për informim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, ka bërë të ditur se trupi gjykues ka urdhëruar të mëkurën vazhdimin e paraburgimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Gripep ka bërë më dije se trupi gjykues ka konstatuar se “ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi e Veselit të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera”.

“Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera. Trupi Gjykues konstatoi se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndërsa gjykimi i tyre i ka nisur me 3 prill të këtij viti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika