Donjeta Sadiku siguron medaljen botërore

Donjeta Sadiku shënon një tjetër sukses në historinë e boksit kosovar

Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror për seniore i cili aktualisht po mbahet në Stamboll.

Kjo është medalja e parë serioze në historinë e boksit të pavarur kosovar në nivelin e të rriturve.

Kjo njëkohësisht është suksesi i parë i saj në nivelin senior të kampionatit.

Medalje në Kampionate Botërore e Kampionate Evropiane ishin fituar edhe nga boksierët në vitet e shtatëdhjeta dhe teëdhjeta të shekullit të kaluar, gjatë përfaqësimit të Jugosllavisë.

Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë  mposhti boksieren Shih-Yi Wu,nga  Tajvani, me rezultat të thellë 5:0.

 

Kjo është fitorja e tretë e Donjetës në Botëror duke siguruar medaljen e bronztë botërore.

Në vitin 2019, ajo ishte shpallur Kampione e Ballkanit në garat e mbajtura në Antalya të Turqisë në peshën 60-64kg.

Ndërsa në vitin 2020, ajo fitoi medalje te artë në turneun Debrecen të Hungarisë në peshën 57-60kg.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika