Kryeziu: Mbledhja e Qeverisë nuk është thirrur për zhvillimet e sotme, ishte e planifikuar një javë më parë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Dukagjinin ka mohuar që kabineti qeveritar të jetë mbledhur pas arrestimeve të sotme në MINT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur pasditën e sotme në një takim kabinetin e tij qeveritar.

Disa media raportuan se kryeministri Kurti ka thirrur takimin e Qeverisë pas ngjarjeve të sotme, ku nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore janë arrestuar tre persona, dy zyrtarë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Dukagjinin ka mohuar që kabineti qeveritar të jetë mbledhur pas arrestimeve të sotme në MINT.

Kryeziu ka thënë se ky takim ishte planifikuar një javë më parë.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika