Gjendet një mjet që dyshohet të jetë i pashpërthyer në Drenas, intervenon FSK e KFOR

Është gjetur një mjet që dyshohet të jetë i pashpërthyer në fshatin Dobroshec të Drenasit. Policia e Kosovës njofton se mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it

Një person ka raportuar se në një pyll të fshatit Dobroshec të Drenasit ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Policia e Kosovës njofton se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it.

“GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR/Dobroshec, Gllogoc 19.08.2023-13:52. Një mashkull kosovar ka raportuar se në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika