Fermeri nga Opoja përfiton grantin prej 100 mijë euro, Peci: Meritokracia, kryefjala e Qeverisë sonë

Fermeri nga Zymi i Opojës, Bedri Ajupi ka përfituar grantin prej 100 mijë euro. Rreth kësaj ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se meritokracia është “kryefjala” e Qeverisë së tyre

Ministri Faton Peci dhe fermeri nga Opoja, Bedri Ajupi

Fermeri Bedri Ajupi nga fshati Zym i Opojës ka përfituar grantin prej 100 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se meritokracia është “kryefjala” e Qeverisë së tyre.

“Ai mbarështon 35 krerë gjithsej, 25 prej tyre lopë qumshtore dhe 10 viça për majmëri. Përmes këtij investimi, ai ka mundësi që ta zgjerojë dhe t’i ngrisë kapacitetet e veprimtarisë së tij blegtorale”, ka shkruar ministri i Bujqësisë.

Ai ka treguar se 5 milionë euro do të jetë vlera që do t’i kushtojmë Fondit Blegtoral përmes Programit për Zhvillim Rural 2023.

Ministri Peci ka shtuar se investimi në blegtori i kontribuon një zinxhiri vlerash në ekonominë rrethore, “sidomos për zonën e Dragashit, pasi edhe djathi i Sharrit si produkt final është karakteristikë e kësaj zone”.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika