Vuçiq paralajmëron takim me Zelenskyn: Do të bisedojmë në katër sy për gjithçka që ka ndodhur rreth Kosovës

“Nesër në mëngjes, me kërkesë të presidentit ukrainas, do ta kem një takim me të, do të bisedojmë në katër sy për gjithçka që ka ndodhur rreth Kosovës.", ka njoftuar presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të martën, ku do të diskutojnë rreth çështjes së Kosovës.

Vuçiq ka thënë se ky takim do të zhvillohet me kërkesë të presidentit Zelensky.

“Nesër në mëngjes, me kërkesë të presidentit ukrainas, do ta kem një takim me të, do të bisedojmë në katër sy për gjithçka që ka ndodhur rreth Kosovës. Nuk është situatë e lehtë për ne, por çfarë të bëjmë. Nuk është hera ime e parë. Është detyra jonë të luftojmë për Serbinë, të luftojmë për të ardhmen e saj evropiane, por edhe të mos heqim dorë nga interesat tona”, ka thënë Vuçiq.

“Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresoj që Ukraina do ta respektojë integritetin territorial të Serbisë. Shpresoj të kem një bisedë të mirë me Zelenskyn, do të kem shumë takime, por ky do të jetë sigurisht më i rëndësishmi”, ka thënë ai, shkruan B92.

Vuçiq ka treguar se ka zhvilluar një takim edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Biseduam gjithashtu për të gjitha çështjet e rëndësishme politika, nga dialogu Beograd – Prishtinë. Së shpejti e pres sërish në Beograd, Miroslav Lajçakun. Ne gjithashtu biseduam për tema tjera, marrëdhëniet me Rusinë. Kemi pasur bisedë shumë korrekte me Ursulën”, ka shkruar Vuçiq.

Ndërkaq, von der Leyen, i ka kërkuar presidentit serb angazhim konstruktiv për shtensionim të situatës në veri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika