Pranimi i M.të Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës, Atiq: Presim t’i përfitojmë të gjitha beneficionet

Pas anëtarësimit të Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), kryetari i kësaj komune Erden Atiq është shprehur se presin t'i përfitojnë të gjitha beneficionet nga anëtarësimi në këtë intitet komunash

Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, pas anëtarësimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka thënë se kjo është arritur me vota unanime, me asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.

“U votua pro kërkesës që e kam bërë unë si kryetar i komunës në anëtarësimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka thënë Atiq.

Atiq ka thënë se presin që t’i përfitojnë të gjitha beneficionet nga anëtarësimi në këtë intitet komunash – Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

“Si qeverisje e re, si kabinet jemi duke u munduar t’i kryejmë të gjitha premtimet, detyrat që i kemi pasë në plan qeverisës mirëpo tashmë edhe si fuqi reale”, ka thënë tutje ai.

Komuna e Mitrovicës së Veriut, të martën e 22 gushtit, është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) me votim unanim.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut më 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Lexo dhe: Mitrovica e Veriut pranohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Në këtë komunë dhe në tri komunat e tjera veriore pritet të ketë zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e cila erdhi nga faktori ndërkombëtar për shtensionimin e situatës Kosovë-Serbi, e cila u tensionua nga fundi i majit pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika