(Video)Çfarë u tha në takimin në mes të drejtorive të Arsimit dhe ministres së Arsimit?

Drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, ka thënë se 1 shtatori është vendosur si data e fillimit të vitit të ri shkollor

Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj

Drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, ka thënë se 1 shtatori është vendosur si data e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ky vendim u mor sot, gjatë takimit të drejtorëve të Arsimit të kolegjiumit të Asociacionit të Komunave.

Hulaj për emisionin “Rreth e Rrotull” ka thënë se janë “ndjerë pak a shumë të ofenduar” të gjithë drejtorët e drejtorive të Arsimit, nga Ministria e Arsimit, e cila sipas tij “asnjë konsult nuk e ka bërë me asnjëri prej drejtorëve të drejtorive të arsimit prej komunave të Kosovës”.

Pas takimit, Hulaj ka theksuar se “puna e librave nëpër shkolla, ke problem i cili na preukopoj të gjithëve. Sepse ishte një vendim i ngutshëm dhe i shpejtë, por edhe i vonuar i ministres së Arsimit sa i përket nxënësve”.

Pas fjalës së kryetares së kolegjiumit për arsim, e cila vjen nga PDK-ja, ka reaguar drejtori i Arsimit në Podujevë, ku ka thënë që të mos bëhet çështja e librave temë politike dhe që të diskutohen çështje të arsimit që janë të rëndësishme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika