“Faji te Qeveria”, Krasniqi numëron tri arsyet pse ka “dështuar” regjistrimi i popullsisë

"Regjistrimi i popullsisë është jetik për krijimin e politikave dhe veprimeve të mirëfillta dhe afatgjata qeverisëse, në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.  Prandaj, i bëjë thirrje Qeverisë që të ndaloj shkatërrimin e Agjencionit të Statistikave të Kosovës, përmes ndërhyrjeve dhe trysnisë së përditshme politike, dhe të punojë urgjentisht që procesi i regjistrimit të popullsisë të fillojë sa më parë"

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka numëruar tri arsye përkundër arsyetimeve të Qeverisë se pse po shtyhet fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë. Arsyetime të cilat janë të rreme sipas Krasniqit.

Sipas Krasniqit, kjo shtyrje rikonfirmon paaftësinë e thellë të Qeverisë.

“Përkundër arsyetimeve të rreme të Qeverisë, ekzistojnë disa arsye, tërësisht politike se pse po shtyhet regjistrimi i popullsisë.

E para: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, andaj s’është e aftë që t’i regjistrojë qytetarët atje.

E dyta: emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësaj qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë.

E treta: katrahura që e ka kapluar Agjencionin e Statistikave të Kosovës, për shkak të ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më tej, Krasniqi ka thënë se regjistrimi i popullsisë është jetik për krijimin e politikave afatgjata qeverisëse, duke theksuar se pa statistika s’ka planifikim, pa planifikim s’ka progres.

“Qytetarët e Kosovës, së paku meritojnë një shpjegim të sinqertë nga Qeveria për këtë skandal të ri. Regjistrimi i popullsisë është jetik për krijimin e politikave dhe veprimeve të mirëfillta dhe afatgjata qeverisëse, në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.  Prandaj, i bëjë thirrje Qeverisë që të ndaloj shkatërrimin e Agjencionit të Statistikave të Kosovës, përmes ndërhyrjeve dhe trysnisë së përditshme politike, dhe të punojë urgjentisht që procesi i regjistrimit të popullsisë të fillojë sa më parë.  Pa statistika s’ka planifikim. Pa planifikim s’ka progres! Por, fatkeqësisht, ne kemi nje Qeveri që punon edhe pa plan edhe pa program”, ka shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika