Munishi i përgjigjet deklaratës së Dajës: Po më vjen mirë që po na shikojka

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, i është përgjigjur deklaratave të trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja, pas ndeshjes kundër Bate Borisov

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po diskutohet rreth paraqitjeve të Ballkanit në garat evropiane.

Ismet Munishi ka thënë se është i kënaqur që tekniku nga Shqipëria është duke i përcjellë të dielave në emision.

”Shumë simpatike ishte deklarata, kur fiton ke gjithmonë të drejtë. Deklarata ka qenë jashtëzakonisht korrekte. Mua po më vjen mirë që po na shikojka edhe po mësojka diçka këtu prej neve, ka mësuar edhe kur ka luajtur kundër neve,” tha ai.

Gjithashtu, Munishi i dha komplimente për ndeshjen e përgatitur kundër Bate Borisov.

”Komplimente të mëdha për ndeshjen me Bate Borisov, sepse ishte pikërisht trajneri që kishte analizuar shumë mirë ndeshjen,” theksoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika