Mini paralajmëron dy veturat e reja elektrike pak para debutimit

Mini Coper

Mini Cooper dhe Mini Countryman, të dy elektrikë, do të debutojnë më 1 shtator. Tani, prodhuesi i njohur i veturave i ka paralajmëruar pak ditë para lansimit zyrtar.

Fotot paralajmëruese kanë dhënë sinjalet e para se çka pritet nga këto modele të vitit 2024. Cooper E do ta përdorë baterinë 40 kilovatësh që ia mundëson ngasjen deri rreth 400 kilometra distancë.

Modeli Cooper SE ka bateri më të fuqishme e kapacitet prej 215 kuajfuqish. Çmimi pritet të nisë nga nën 40 mijë dollarë, e shitjet do të nisin verën e vitit 2024.

Sa i përket modelit Contryman, vetura do ta përdorë strukturën e BMW iX1. Versioni E do të vijë me motor me fuqi prej 188 kuajfuqish, ndërsa versioni SE do të ketë dy motorë elektrikë që të kombinuar sjellin 308 kuajfuqi.

Veturat elektrike do të jenë pjesë e prezantimit të Grupit të BMW-së në Munih të Gjermanisë, duke nisur nga shtatori.

Mini Coper

Veturat tjera që do të debutojnë do të jenë “i Vision Circular” dhe “i Vision Dee”. Modeli i7 do të jetë në versionin anti-plumb. iX5 Hydrogen do të tregojë teknologjinë e re të mbushjes. Versionet hibride 530e dhe 550e xDrive do të jenë të pranishme po ashtu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika