Pajisja e rusëve me pasaporta serbe – A mund t’i pezullohen vizat Serbisë?

Në Kosova po i kërkohet BE-së të nisë hetim urgjent ndaj numrit të madh të pasaportave që Serbia po i lëshon me procedura të përshpejtuara për shtetasit rusë. Shqetësimin që e ka shfaqur edhe BE-ja mbi këtë çështje, në Kosovë po vlerësojnë se mund të bëhet shkak që Serbisë t’i pezullohet lëvizja e lirë pa viza në Zonën Shengen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Bashkimi Evropian ka shprehur një shqetësim të ri që po ashtu lidhet me rrezikimin e sigurisë.

Dhënia me shtetësisë serbe ndaj rusëve me procedurë të përshpejtuar i ka alarmuar evropianët lidhur me cenimin e sigurisë në zonën Shengen.

Teksa në Kosovë po kërkohet hetim urgjent nga BE-ja.

Njohësi i integrimeve evropiane, Visar Xani thotë se është përgjegjësi e ministrave të brendshëm të BE-së të vendosin kontrollin.

“Patjetër që duhet të ketë një hetim nga BE me qëllim që të arrijë të vendosë një kontroll, dhe mos të ketë pajisje pa kritere, dhe mos të ketë rrezikim të vetë BE-së por edhe ballkanit perëndimor për shkak se shumë qytetarë rusë në mënyrë masive janë duke u pajisur me këtë pasaportë, dhe mekanizmi kryesor i BE-së për të kontrolluar, është përmes ministrave të brendshëm të BE-së”, ka thënë Xani.

Ndërsa analisti politik Arbnor Sadiku vë në pah mundësinë që Serbisë edhe t’i pezullohet mundësia e lëvizjes pa viza.

“Masat e BE-së që do duhej të merreshin ndaj Serbisë do duhej të ishin, ndalimi i hapjes së kapitujve të ri për anëtarësimin e Serbisë në BE, si dhe ndoshta edhe pezullimi i liberalizimit të vizave, sepse përveç Rusisë kemi parë që edhe Serbia vazhdimisht ka qenë mbështetëse e politikave ruse”, ka thënë Sadiku.

Këshilli Evropian muaj më parë paralajmëroi se Serbia do të rrezikonte regjimin pa viza për shkak të procedurave të thjeshtëzuara për marrjen e shtetësisë serbe.

Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka fluturime direkte me Moskën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika