Kryministri i Armenisë: Mbështetja vetëm te Rusia për siguri, “gabim strategjik”

Kryeministri armen Nikol Pashinyan, ka thënë se politika e vendit të tij që të mbështetet vetëm te Rusia për të garantuar sigurinë, ka qenë gabim strategjik, sepse Moska nuk ka arritur të ndihmojë gjithmonë

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan,

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se politika e vendit të tij që të mbështetet vetëm te Rusia për të garantuar sigurinë ka qenë gabim strategjik, sepse Moska nuk ka arritur të ndihmojë gjithmonë.

Në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica, Pashinyan e ka akuzuar Rusinë se ka dështuar ta garantojë sigurinë e Armenisë, teksa kjo e fundit përballet me agresion të Azerbajxhanit fqinj për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Pashinyan ka sugjeruar se Moska, e cila ka pakt për mbrojtje me Armeninë dhe ka baza ushtarake aty, nuk e konsideron vendin e tij si mjaftueshëm prorus dhe ka thënë se beson që Rusia është në proces të largimit nga rajoni i Kaukazit Jugor.

Sipas tij, kjo është ndër arsyet pse Jerevani është duke tentuar t’i rrisë marrëveshjet në fushën e sigurisë.

Këto deklarata duket se kanë qenë referencë për forcim të lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe tentimet e këtyre të fundit për ta rritur bashkëpunimin me shtetet tjera në atë rajon.

“Arkitektura e sigurisë së Armenisë ka qenë 99.99 për qind e lidhur me Rusinë, përfshirë prokurimin e armëve dhe municionit”, ka thënë Pashinyan për La Repubblica.

“Mirëpo sot ne e shohim se Rusia vetë ka nevojë për armë dhe municion [për luftën në Ukrainë] dhe në këtë situatë është e kuptueshme që dhe nëse dëshiron, Federata Ruse nuk mund t’i përmbushë nevojat e sigurisë së Armenisë”.

“Ky shembull duhet ta demonstrojë se varësia në vetëm një partner për çështje të sigurisë ka qenë gabim strategjik”.

Moska – e cila ka ndërmjetësuar në të kaluarën bisedime mes Jeravanit dhe Bakusë – nuk i ka komentuar qëndrimit e liderit armen.

Nagorno-Karabaku është territor që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo 120.000 banorët aty janë shumicë etnike armene./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika