Basha: Është koha të shohim përtej interesave personale

I pari i PD-së ka thënë se postin e kryetarit të grupit parlamentar do ta delegoj tek njëri nga nënkryetarët e grupit, dhe u bënë thirrje të gjithë deputetëve të shohin përtej interesave personal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzimi Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bënë thirrje deputetëve të shohin përtej interesave personale.

Në një prononcim për media, Basha ka njoftuar se postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së do ta delegojë te njëri nga nënkryetarët e grupit.

“Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj, dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyrë te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë. Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.”-tha Basha për mediat. /Tch

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika