Abdixhiku jep detaje për “Rrugën e re”: S’kemi kohë të humbim, është koha për kapërcimin e madh

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas dy ditësh koordinim me bartësit e ekipeve programore kanë arritur që të finalizojnë rrugëtimin e ri e që sipas tij i duhet Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dhënë detaje pas takimit dy ditor të kësaj partie, ku u diskutua për programin politik “Rruga e Re”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka deklaruar se “Rruga e re” shtron vizionin e kësaj partie për vendin.

Tutje, kreu i LDK-së ka bërë të ditur se ky program i ka mbi 30 kapituj ku ofrohen alternativa për secilin sektor.

“Mbi të gjitha, ky program me mbi 30 kapituj, do të ofrojë alternativat tona për zhvillim në çdo sektor. Si program zhvillimor, puro zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim. Për këtë jemi entuziastë të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka falënderuar të gjithë akterët jashtëpartiakë të cilët kanë formësuar” këtë rrugëtim.

Ai po ashtu ka paralajmëruar një konventë të madhe programore, ku do të bëhet publik ky program.

“Në kohën e publikimit të programit – në një Konventë të madhe programore – dhe pas saj, jemi të interesuar të marrim dhe komente e sugjerime tjera. Ato veçse na pasurojnë, edhe në raste të mospajtimit përmbajtësor” ka theksuar Abdixhiku.

‘Rruga e Re’ është zgjidhja.Ju ftojë ta përcjellni shpalosjen tonë në çdo hap”, ka përfunduar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika