Shënohet 24 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Sot (e premte) është shënuar 24 vjetori i themelimit të Doganès së Kosovës dhe është konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë dhe funksionalitetit të plotë të Kosovës

Foto e postuar nga Dogana e Kosovës

Të premtën e 8 shtatorit është shënuar 24 vjetori i themelimit të Doganès së Kosovës.

Përmes një postimi të Doganës së Kosovës thuhet se kjo datë shënon një periudhë të rëndësishme në historinë e Kosovës, me zhvillime të mëdha ekonomike që kanë ndikuar në jetën e qytetarëve të saj.

“Dogana e Kosovës ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të saj, si dhe në sigurimin e të hyrave për buxhetin e shtetit. Në këto 24 vite, Dogana e Kosovës ka zhvilluar një punë të vazhdueshme për të përmirësuar administratën doganore, për të ndihmuar në promovimin e tregtisë ndërkombëtare dhe për të forcuar bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe partnerët rajonalë. Një fokus i veçantë është vendosur në përmirësimin e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje në këtë postim thuhet se ky është një moment për të nderuar punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kanë kontribuar në zhvillimin e institucionit doganor dhe të Kosovës në përgjithësi.

“Dogana e Kosovës është një shembull i suksesit të mundësuar përmes punës dhe përkushtimit të shumë njerëzve, dhe ne duhet të vazhdojmë të kujdesemi dhe të profesionalizohemi për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika