Tërmet në Marok, të paktën 296 të vdekur

Ministria e Brendshme e Marokut njofton se si pasojë e një tërmeti në Marok kanë vdekur të paktën 296 persona

Foto: Reuters

Si pasojë e një tërmeti në Marok kanë vdekur të paktën 296 persona. Kështu ka njoftuar Ministria e Brendshme e Marokut.

Tërmeti i fuqishëm ishte me magnitudë 6.8 ballë dhe ndikimi i tij u ndie në qytete në të gjithë Marokun.

Tërmeti ka goditur vetëm pas orës 23:00 me kohën lokale (22:00 GMT) në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jugperëndim të Marrakeshit.

Marrakesh, është një qytet turistik, i cili duke u bazuar në imazhet pas tërmetit duket se është goditur keq, raporton BBC.

Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks pacientësh.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë kanë shprehur ngushëllime për viktimat.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika