Nancy Pelosi do të garojë sërish në zgjedhjet e Kongresit

Nancy Pelosi, ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, është shprehur se synon të garojë në zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nancy Pelosi

Nancy Pelosi, ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, ka thënë se synon të garojë në zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm.

Pelosi, 83-vjeçare, ka fituar për herë të parë ulëse në distriktin e saj në San Francisko më 1987, dhe më pas ka shërbyer dy periudha në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, më 2007-2011 dhe 2019-2023.

Ajo i ka udhëhequr demokratët për dy dekada në këtë trup të Kongresit, ndërsa e ka humbur këtë pozitë vitin e kaluar pas fitores së republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Vendimi i saj për t’i hyrë sërish garës ka shumë gjasa që ta ringjallë debatin për moshën e politikanëve në Shtetet e Bashkuara – një pjesë e mirë e tyre mbi 76 vjeç.

“Tani, më shumë se kurrë duhen avancuar vlerat e San Franciskos dhe të rimëkëmbemi”, ka thënë Pelosi përmes një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

“Vendi ynë ka nevojë për një Amerikë që i tregon botës se flamuri ynë është ende aty, dhe se ka liri e drejtësi për të gjithë. Prandaj do të garoj sërish dhe me respekt e kërkoj votën tuaj”.

Pelosi është gruaja e parë amerikane në historinë amerikane që ka qenë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka luajtur rol kritik në avancim apo prishje të agjendave për shumë ish-presidentë amerikanë. /REL

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika