Arrestohet i dyshuari 52-vjeçar në Kaçanik për lëndim të rëndë trupor

I dyshuari 52-vjeçar është arrestuar, pasi i kishte shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes

Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari 52-vjeçar, pasi i kishte shkaktuar lëndim të rëndë një personi tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik, tek vendi i quajtur “Guri i Zi”.

“I dyshuari A.Z ( M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësur “Lëndim i rëndë trupor””, njofton Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i lënduari, pasi kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika