Ndryshon orari i reduktimeve të ujit të pijshëm në Podujevë, shkak fillimi i procesit mësimor në shkolla

Kompania Rajonale e Prishtinës, KRU “Prishtina”, njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit të pijshëm në Podujevë për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim

Fotoilustrim. Qyteti i Podujevës

Kompania Rajonale e Prishtinës, KRU “Prishtina”, njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit të pijshëm në Podujevë.

Sipas njoftimit të tyre, kjo është bërë për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim.

KRU “Prishtina” njofton se orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00.

“Ju njoftojmë se kemi ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës. Për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika