Konjufca pret në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth dhe e ka falënderuar atë për angazhimin dhe mbështetjen që shteti gjerman i kanë dhënë Republikës së Kosovës

Pamje nga takimi

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, i cili shoqërohej nga zv.ambasadori gjerman në Kosovë, Mathias Conrad, nga Dr. Ursula Bell dhe Dr. Sebastian Leuschner.

Në këtë takim Konjufca ka falënderuar kryetarin Roth për angazhimin dhe mbështetjen që shteti gjerman i kanë dhënë Republikës së Kosovës.

“Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona dhe nevojën për t’i thelluar ato në të ardhmen, si vende mike dhe aleate që na bashkojnë vlerat dhe qëllimet e përbashkëta. Kontributi i shtetit gjerman është i pazëvendësueshëm, si në të shkuarën edhe sot, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje z.Roth dhe ne synojmë që raportet e shkëlqyera t’i mirëmbajmë dhe t’i zhvillojmë me bashkëpununim në të gjitha sferat”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka shtuar se Gjermania ka qenë “shumë e angazhuar edhe sa i përket dialogut për normalizim mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Duke marrë parasysh rolin e Gjermanisë brenda BE-së, i kërkova z.Roth që angazhimi gjerman të vijojë dhe se ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm, për një proces parimor, efikas dhe të balancuar”.

Tutje ai ka theksuar se takime si këto asnjëherë nuk duhet të mungojnë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika