OKB: Rivalët e Libisë po i koordinojnë përpjekjet për shpëtim pas përmbytjeve

Dy qeveritë rivale në Libi janë duke i koordinuar përpjekjet për kërkim-shpëtimin e viktimave të përmbytjeve, kanë thënë Kombet e Bashkuara

Shkatërrimi në Libi, pas krisjes së dy digave.

Dy qeveritë rivale në Libi janë duke i koordinuar përpjekjet për kërkim-shpëtimin e viktimave të përmbytjeve, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Më shumë se 5.300 persona kanë vdekur si pasojë e krisjes së dy digave, të cilat kanë shkaktuar vërshime vdekjeprurëse në qytetin lindor Derna.

Të paktën 10.000 persona janë të zhdukur dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Një zyrtar i OKB-së ka thënë se dy qeveritë kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe se janë duke u koordinuar me njëra-tjetrën.

Ekipet e Libisë janë duke kërkuar për të mbijetuar në qytetin Derna bashkë me ekipe nga Egjipti, Tunizia, Turqia, Italia dhe Spanja.

Ekipet e Kryqit të Kuq në Libi e kanë përshkruar situatën në terren sikur të kishte ndodhur një bombardim i madh dhe një tërmet në të njëjtën kohë.

Prej rrëzimit të udhëheqësit Muammar Gaddafi më 2011, Libia është ndarë në mes të dy qeverive rivale, të cilat janë përfshirë disa herë në konflikte.

Kryeministri Abdul Hamid Dbeibah e udhëheq Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli dhe e gëzon mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Osama Hamad, kryeministër në lindje, udhëheq një administratë rivale të njohur si Shtëpia e Përfaqësuesve.

Megjithatë, shumë persona besojnë se fuqinë e vërtetë në këtë krah e ka gjenerali Khalifa Haftar, i cili e udhëheq Ushtrinë Kombëtare të Libisë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika