Abazi akuzon VV-në se po dëshiron ta humbë vëmendjen nga Radojçiqi

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, sot gjatë seancës parlamentare në Kuvend, ka kritikuar pushtetin. Ai e ka akuzuar kryeministrin dhe kabinetin e tij se po e degradojnë luftën e UÇK-së

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka akuzuar ish-partinë ku bënte pjesë se po do ta humbë vëmendjen nga skandali me Milan Radojçiqin, duke përmendur organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Deputeti i mazhorancës, Ardian Gola, e nisi seancën duke u lavdëruar për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, të drejtë të cilën Kosova e fitoi javën e kaluar.

Por kjo nuk i pëlqeu Abazit.

“Kur del partia në pozitë me fol për Lojërat Mesdhetare, krejt çka po do me bo është me hupë vëmendjen nga Radojçiqi. Keni koordinim me Radojçiqin. Erdhi Lista Serbe, u nënshkrua dhe doli, e ju nuk guxuat me bë zë”, ka thënë Abazi.

Tutje, deputeti Haki Abazi hodhi disa fletushka në Kuvend me mbishkrimin “E di Sllavko” në fotografinë e Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

“Shumë kisha dashtë me thanë fillim të mbarë, por kur del partia në pozitë dhe flet për Lojërat Mesdhetare që kanë me u mbajtë në 2030, tregon që krejt çka është tu dashtë me bo është për me tërheqë vëmendjen prej Radojqiqit, ka kësi ka edhe kësi, ka edhe Radojqiq edhe koordinim me ata shokët e juaj atje që erdhën e nuk guxoni me bo zo, asnjo. Që vinë i marrin paratë e taksapaguesve të Kosovës, ju vazhdoni me pagu rrymën si këta tjerë që kanë qenë në pushtet që 20 vjet dhe nuk guxoni me bo. Ju jeni të njëjtit që ia vazhdoni mandatin EULEX-it, të cilit vazhdojnë me i bastisë shtëpitë e veteranëve të UÇK-së, të cilëve makinat ia ka rrotullu dikur VV-ja. Është kryeministër, është ky legjislacion që nënshkruan mandate, që vazhdon degradimi i luftë së UÇK-së, dmth është një listë e gjatë e gjërave që, jo Mesdheu, por as oqeani nuk i mbulon. Veç duhet me qenë në durim dhe me dëgju”, ka theksuar Abazi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika