Dialogu “prioritet i shtatë”, Konujfca: 4 herë në vit m’u taku me Vuçiqin, nuk është shpenzim i energjisë

Pas rreth më shumë se 2 vjetësh në qeveri, kryeministri, Albin Kurti, është kritikuar për faktin që dialogu me Serbinë po i shpezon shumë energji, edhe pse ai kishte deklaruar se do të ishte prioritet i tij "i gjashtë apo i shtatë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillet e tij kur u zgjodh shef i ekezekutivit, pati thënë se Dialogu Kosovë – Serbi do të jetë prioritet i gjashtë apo i shtatë i qeverisjes së tij.

Por, pas rreth 2 vjet e gjysmë në Qeveri: Qeverisë Kurti duhek se e gjithë energjia po i shteret nga Dialogu, edhe pse ishte prioritet i “gjashtë apo i shtatë”.

E, për Glauk Konjufcën, kryekuvendarin dhe bashkëpartiakun e Kurtit, 4 herë në vit takime me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, sa i përket Dialogut “nuk është shpenzim i energjisë”.

“Nuk po varet edhe krejt prej neve. Përshembull Brukseli dhe Uashingtoni e thirrin kryeministrin edhe i thotë me 14 shtator ne kemi nevojë që ti mu shfaqë edhe me negociu me Serbinë. Tash më ju than jo valla unë s’kamë kohë në shtator, a bën në dhjetor. Kështu kish me qenë nëse e shpërfill krejt. 4 herë në vit është takuar me Vuçiqin, nuk është shpenzim i energjisë ky”, ka thënë Konjufca në “KallxoPernime”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika