Mbi 11 mijë të vdekur nga përmbytjet në Libi

Ka shkuar në 11 mijë e 300 numri i të vdekurve në qytetin bregdetar Derna të Libisë si pasojë e reshjeve

Ka shkuar në 11 mijë e 300 numri i të vdekurve në qytetin bregdetar Derna të Libisë, ndërsa vazhdojnë kërkimet pas përmbytjeve masive që shkaktoi çarja e dy digave si pasojë e shirave të dendur, tha organizata humanitare Gjysmëhëna e Kuqe Libiane.

Marie el-Drese, ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se më shumë se 10, 100 persona rezultojnë të zhdukur. Autoritetet e shëndetësisë kishin njoftuar me herët se numri i të vdekurve ishte 5500.

170 persona të tjerë humbën jetën në zona të tjera të vendit si pasojë e stuhisë.

Përmbytjet zhdukën lagje të tëra dhe shuan qindra familje në Derna. Po ashtu, ekspozuan dobësitë e vendit të pasur me naftë që është zhytur në konflikt, që pas kryengritjes së vitit 2011 që rrëzoi diktatorin në pushtet Moammar Gadafi.

Ministri i Shëndetësisë, Othman Abduljaleel, tha se viktimat po varrosen në varre masive. Deri të enjten në mëngjes, sipas tij, ishin varrosur 3 mijë viktima.

Nuk dihet se sa mund të jetë numri i viktimave që kanë mbetur nën rrënoja ose nën baltë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një ndihmë emergjente prej 74.1 milionë dollarësh, për të përballuar nevojat urgjente të më shumë se 250,000 qytetarëve që janë më të prekur nga përmbytjet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar dërgimin e fondeve në ndihmë të organizatave në Libi dhe për të mbështetur autoritetet vendase dhe Kombet e Bashkuara për të dhënë ndihmë shtesë./VOA

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika