Bie eksporti mbi 20 për qind në Shqipëri

INSTAT bëri të ditur se në gusht 2023 eksportet e mallrave në Shqipëri rezultojnë në vlerën mbi 270 milionë euro, duke u ulur me 21,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Foto ilustrim

INSTAT bëri të ditur se në gusht 2023 eksportet e mallrave në Shqipëri rezultojnë në vlerën mbi 270 milionë euro, duke u ulur me 21,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në rënien e eksporteve kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -14,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me – 1,3 pikë përqindjeje, ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me +1,1 pikë përqindjeje.

Thellimi i rënies në gusht ka ndikuar edhe në rënien e këtij treguesi edhe për gjithë 8-mujorin.

Sipas INSTAT, në këtë tetëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën rreth 3 miliardë euro, duke u ulur me -8,6 % krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -7,8 pikë përqindjeje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,7 pikë përqindjeje.

Ndërsa, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindjeje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindjeje, transmeton ATSh.

Ekspertët vlerësojnë se rënia e eksporteve është diktuar nga pasojat që po jep te eksportuesit rënia e euros, por dhe konjukturës së pafavorshme të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika