Begaj në Asamblenë e OKB-së kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Asamblenë e OKB-së ka kërkuar që pavarësia e Kosovës të njihet nga shtetet pjesëmarrëse

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së ka kërkuar nga shtetet pjesëmarrëse ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se Kosova e meriton njohjen nga shtetet të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton. Njiheni pavarësinë e Kosovës” u shpreh Begaj.

Begaj po ashtu tha se të drejtat e serbëve në Kosovë respektohen sipas parimeve evropiane dhe se njëjtë duhet respektuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai u theksoi se Shqipëria është e shqetësuar nga pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.

“Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen joaktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon”, tha Begaj.

Gjersa ka folur edhe për luftën në Ukrainë, Begaj e konsideroi atë një akt agresioni të pajustifikuar dhe të paprovokuar.

Sipas presidentit Begaj, kjo luftë “absurde” ka prekur drejtpërdrejt dhe tërthorazi dimensione të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për Ukrainën dhe rajonin, por për të gjithë globin.

Gjithashtu, presidenti Begaj bëri me dije se Shqipëria mbështet reformën e Kombeve të Bashkuara dhe organeve të saj kryesore, me qëllim forcimin e kësaj Organizate.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika