Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin e Azerbajxhanit

Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka mposhtur në gjysmëfinale medalisten olimpike Odette Giuffirida.

Në çerekfinale mposhti me Ippon në sekondat e para, garuesen nga Maroku, Soumiya Iraoui.

Distria në gjysmëfinale mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen italiane, Odette Giuffrida, nënkampione olimpike nga Rio 2016.

Krasniqi në finale ndeshet me japonezen, Kisumi Omori.

27-vjeçarja që është edhe kampione Olimpike, po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ndërsa, Nora Gjakova po garon në kategorinë deri në 57 kg.

Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, mbajti për 20 sekonda, garuesen nga Polonia, Arleta Podolak.

Në xhiron e tretë mposhti me thyerje të dorës për Ippon, garuesen gjermane, Seija Ballhaus.

Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe francezen, Priscilla Gneto.
Garuesja jonë në gjysëmfinale mposhti me Ippon, zuri në mbajtje për 20 sekonda, garuesen turke, Hasret Bozkurt.

Gjakova në finale do të takohet me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani

Ndërsa, nesër do të ndeshet Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika