Norvegjia arrestoi ish-komandantin e Wagnerit që tentoi të kthehej në Rusi

Policia në Norvegji e ka arrestuar ish-komandantin e grupit mercenar Wagner, nën dyshimet se ai ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin për t’u kthyer në Rusi, pasi ka kërkuar azil në Norvegji

Andrei Medvedev me avokatin e tij. Fotografi nga arkivi. Foto: Reuters

Policia në Norvegji e ka arrestuar ish-komandantin e grupit mercenar Wagner, nën dyshimet se ai ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin për t’u kthyer në Rusi, pasi ka kërkuar azil në Norvegji, më herët gjatë vitit.

Andrei Medvedev, i cili ka ikur nga Rusia përmes kufirit me Norvegjinë, është thënë të ketë vrapuar kur rojet kufitare ruse kanë shtënë me armë ndaj tij.

Policia e Norvegjisë ka thënë përmes një deklarate se një burrë, në të 20-at, është dërguar në mbajtje për tentimet që ta kalojë ilegalisht kufirin për në Rusi, por nuk ia ka përmendur emrin.

Kalimi i kufirit të Norvegjisë me Rusinë lejohet vetëm në disa pika.

Mirëpo, avokati i Medvedevit, Brynjulf Risnecs, ka thënë se arrestimi i tij është bërë pas një keqkuptimi.

“Ai ka shkuar atje për ta gjetur vendin ku e ka kaluar kufirin në janar. Ai është ndaluar kur ka qenë në një taksi. Ai kurrë nuk i është afruar kufirit. Nuk ka qenë kurrë synimi i tij që të futet në Rusi”, ka shtuar Risnecs.

Kur ka arritur për herë të parë në Norvegji, Medvedev ka thënë se ka kërkuar azil, sepse është frikësuar se mund të vritet, pasi ka dëshmuar për vrasjen dhe keqtrajtimin e të burgosurve rusë që janë dërguar në frontin e luftës në Ukrainë.

Ikja e tij në janar pati qenë kryelajm në botë, si një shembull i rrallë i dikujt që ka ikur në një shtet perëndimor, ndonëse ka pretenduar se ka luftuar për Rusinë si mercenar, në luftën në Ukrainë.

Themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është vrarë më 23 gusht, kur një aeroplan privat është rrëzuar në kushte të pasqaruara mirë.

Aeroplani është rrëzuar vetëm dy muaj pasi ai e ka nisur një rebelim kundër presidentit rus, Vladimir Putin në Rusi. /REL

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika