Haradinaj takon presidentin malazez

Pas takimit me presidentin malazez, Haradinaj ka thënë se kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

Haradinaj ka njoftuar për këtë takim krahas një postimi në Twitter.

“Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror”, ka shkruar ai, duke cilësuar raportet mes dy shteteve si “të shkëlqyera”.

Ai ka falënderuar Presidentin për mbështetjen e tij për Kosovën dhe “gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës”.

“Në kohët e sfidave më të mëdha për sigurinë evropiane dhe euroatlantike, Mali i Zi mbetet një aleat dhe kontribues i besueshëm dhe i përgjegjshëm për sigurinë rajonale”, ka shkruar Dukanoviç në Twitter.
Haradinaj ka siguruar se Kosova e Mali i Zi do të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë “përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit”.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika