Kamberi për retorikën e Vuçiqit: T’i vrasim 100 për 1 është autorësi e juaja

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur kritika të ashpra ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për deklaratën e tij kontraverse "ti vrasim 100 për 1". Kjo deklaratë është e përdorur nga presidenti serb në kontekstin e marrëdhënieve me Kosovën dhe është kritikuar gjerësisht për përshkallëzimin e tensioneve në rajon

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për moton “t’i vrasim 100 për 1”.

“Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”, ka thënë presidenti i Serbisë gjatë një konference të mbajtur të dielën më 24 shtator, pas një sulmi terrorist nga ana e serbëve që ndodhi në Banjskë të Zveçanit duke sulmuar Policinë e Kosovës, ku si pasojë u vra rreshteri, Afrim Bunjaku.

“Mjaft me patetizmin tuaj z President. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqë sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar”, ka thënë Kamberi.

Më tej, ai ka shkruar se për presidentin serb, Vuçiq “është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës. Ambiciet tuaja në këtë drejtim nuk janë njësoj sikurse reklamimi i çmimit të salamit (parizerit). Ato tashmë po shkaktojnë humje  në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive”.

“Fundja, “Do të vrasim 100 për 1” kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptarë. Autorsia e saj ju përket juve”, ka përfunduar Kamberi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika