MASHTI kundërshton grevat, paralajmëron kompensim të orëve të humbura

SBASHK-u ka paralajmëruar se të premten nuk do të ketë mësim në Kosovë. Ndërsa MASHTI e ka kundërshtuar duke u bërë thirrje mësimdhënësve që të mos e humbin asnjë orë mësimore, pasi çdo orë e humbur do të kompensohet

MASHTI

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka kundërshtuar paralajmërimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të premten s’do të punohet në institucionet arsimore pasi mësimdhënësit do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.

Në reagimin nga MASHTI, thuhet se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim, ndërsa, ka paralajmëruar se çdo orë e humbur e mësimit do të kompensohet.

“MAShTI do të sigurohet që të kompensohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë”, thuhet në njoftim, transmeton Portali D.

Teksa ka thënë se ka një varg politikash me të cilat po synohet përmirësimi i kushteve të punës për mësimdhënësit, MASHTI e ka quajtur të papranueshme humbjen e orëve mësimore.

MASHTI, po ashtu, ka deklaruar se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është veprim i papranueshëm.

“Humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim” thuhet në reagimin zyrtar.

Në njoftimin e MASHTI-t gjithashtu thuhet se diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në kohën, kur është edhe fundi i vitit shkollor.

Ilustrim

“Prandaj, diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në këtë kohë, kur është edhe fundi i vitit shkollor dhe për më tepër për faktin se në këtë periudhë po punohet me kujdes të shtuar që të kemi një Ligj sa më të mirë të pagave për rreth 80 mijë punëtorët e sektorit publik, që është edhe kërkesë e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Të gjitha institucionet arsimore në vend nuk do të punojnë të premten e 20 majit, pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka vendosur që t’i bashkohet protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Reagimi i SBASHK-ut ishte ngritur që pas rritjes së çmimeve të disa artikujve esencialë,  punëtorët në sistemin arsimor të marrin shtesa prej 100 eurosh nga muaji i ardhshëm.

Të premten s’mbahet mësim, SBASHK mban protestë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika