Prokurori Abazi: Aksioni është realizuar në pronat të cilat janë të evidentuara si prona të Radojçiqit

Prokurori special i Kosovës, Naim Abazi, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës këtë të premte është përqendruar kryesisht në pronat që tashmë janë identifikuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq. Ky aksion është realizuar me kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të një gjykate kompetente

Naim Abazi, prokurori speical

Prokurori special, Naim Abazi, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat, të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

Abazi tha se aksioni është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të gjykatës kompetente.

“Ky aksion është bë me urdhër të Gjykatës, me kërkesë të kësaj Prokurorie në pesë lokacione të ndyshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës. Kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq, ndërsa sa i përket rezultateve ose gjërat që kemi gjetë në këto lokacione, provat qoftë ato materale dhe ato sendeve të cilat ne konsiderojmë të sekuestrohen do t’ju njoftojmë me kohë pëmes një kumtese nga zëdhënësësit e kësaj Prokurorie”, tha Abazi.

Ai shtoi se janë duke i evidentuar pronat të cilat dyshohen se janë në emër të Radojiçiqit dhe të personave të tretë ku ai i ka transferuar ato prona.

“Gjithçka që i përket operacionit dhe çështjeve të realizimit sa i përket kësaj urdhërese është përkujdesë Policia e Kosovës me detaje. Ne jemi ende tu i evidentu pronat të cilat dyshohet se kanë qenë në emër të tij apo personave të tretë ku ai ka transferuar këto prona, por për rezultatin e tyre më saktësisht do t’ju njoftojmë në një njoftim të radhës pasi të përfundon në tërësi operacioni”, tha Abazi.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni është kryer në katër prej pesë lokacioneve ku po zhvillohen bastisjet. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika