“Do të jetë kampion i padiskutueshëm”: Cila skuadër sipas Munishit, do ta fitojë Superligën këtë sezon?

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka folur në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini rreth garës për titull këtë sezon në Superligën e Kosovës

Ismet Munishi ka thënë se skuadra e Ballkanit do të harxhojë energji në garat evropiane dhe Drita duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi në elitën e futbollit kosovar.

“Ballkani do të lodhet në garat evropiane, do të ketë ndeshje jashtëzakonisht të forta. Lojtarët do të harxhohen edhe emocionalisht edhe fizikisht. Drita duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë që t’i afrohet Ballkanit, i cili për mendimin tim deri këtu çka kemi parë është skuadër fantastike dhe po luajnë futboll fantastik,” ka thënë ai.

Megjithatë, Munishi përsëri beson se skuadra nga Suhareka sërish do të shpallet kampion i Superligës së Kosovës.

”Por, tani e pret Ballkanin një periudhë jo e lehtë, e rivalët duhet domosdoshmërisht ta shfrytëzojnë nëse dëshirojnë t’i afrohen dhe t’i bëjnë konkurrencë deri në fund. Por, mendoj që gjasat jashtëzakonisht reale dhe çka kemi parë deri tash, Ballkani do të jetë kampion i pasdikutueshëm,” tha ai ndër të tjerash.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika