Shkaku i sulmit terrorist në veri, Jarinja e Bërnjaku mbetën të mbyllura

Grupe te armatosura terroriste hynë në Kosovë dhe sulmuan Policinë e Kosovës, gjë që bëri që të mbyllen këto dy pika

Pika kufitare në Jarinje.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pikat e kalimit kufitar me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.

Grupe të armatosura terroriste hynë në Kosovë dhe sulmuan Policinë e Kosovës, gjë që bëri që të mbyllen këto dy pika.

Policia dhe ky grup patën përleshje të armatosura, ku mbeti një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Ndërsa, nga ana e sulmuesve mbetën tre të vrarë.

Autoritet kosovare kanë fajësuar Beogradin zyrtar se është i përfshirë në këtë sulm, kurse ndërkombëtarët e kanë dënuar ashpër këtë sulm terrorist.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika