Arrestohet i dyshuari për posedim të 16 kilogramëve marihuanë

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person, shtetas të Shqipërisë, për posedim të 16 kilogramëve të llojit marihuanë

Ilustrim

Policia e Kosovës, të premten e 20 majit, ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (shtetas i Shqipërisë) për posedim të 16 kilogramëve marihuanë, i cili ishte i kërkuar edhe nga autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë.

“Në orët e mbrëmjes së enjtes në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet për hetimin e trafikimit me narkotik, pas hetimeve intensive ka realizuar operacionin policor “Rrufeja” i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar A.K. shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjithashtu posedonte dokumentacion të Republikës së Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për posedim të 16,780 kg substancë narkotike të llojit marihuanë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tutje në njoftim thuhet se bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë operacioni policor ka vazhduar me kontrollimin e lokacionit ku i njëjti banonte, me ç‘rast janë konfiskuar një valixhe me 31 paketime substancë narkotike, një qese e najlonit me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, ku pesha totale kishte arritur rreth 16.780 kg, si dhe janë konfiskuar para kesh 100 euro, dy telefona celularë, dy pasaporta të Shqipërisë, një letërnjoftim i Kosovës, dy patentë shoferë, njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Italisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka siguruar informacione se personi i dyshuar tani më i arrestuar, dyshohet se është i kërkuar edhe nga autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika