Iu gjetën 24 revole në veturë, policia arreston shoferin dhe dy të dyshuar të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, në tri lokacione të ndryshme të Kosovës

Foto nga PK

Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës ka ndaluar dje në pikën e kalimit kufitar në Merdarë veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i personi me inicialet H. H. Të dyshuarit me shtetësi gjermane gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur njëzet e katër (24) revole.

Policia e ka arrestuar të njëjtin dhe më pas ka kontrolluar tri lokacione të ndryshme që lidhen me rastin.

“Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972)”.Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar: 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri, 1 veturë furgon – Mercedes me targa gjermane, 650 euro para të gatshme, 3 telefona, 1 DVR.

Foto nga Policia e Kosoves
Policia e Kosoves

“Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj. Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972)”, vijon njoftimi.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit, sipas policisë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika