Shefja e UNMIK-ut kërkon transparencë në hetime për sulmin në Banjskë, thekson nevojën për kthim në dialog

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ziadeh ka theksuar urgjencën për shtensionim dhe theksoi nevojën që të dyja palët t’i kthehen dialogut politik me mirëbesim.

“Gjatë takimeve të saj, PSSP Ziadeh nënvizoi urgjencën për të depërshkallëzuar tensionet dhe theksoi nevojën që të dyja palët t’i kthehen dialogut politik me mirëbesim”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, në konsultimet e saj të rregullta në Beograd, ajo është duke u takuar me liderët politikë serbë dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit diplomatik gjatë dy ditëve, para takimit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ziadeh do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit më vonë këtë muaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika