Zelensky mbërrin në Spanjë: Prioriteti ynë kryesor është forcimi i mbrojtjes ajrore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka mbërritur në Granada të Spanjës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka mbërritur në Granada të Spanjës, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Zelensky ka thënë se prioriteti kryesor i Ukrainës është forcimi i mbrojtjes ajrore.

“Mbërrita në Granada, Spanjë, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Qëllimi ynë i përbashkët është të sigurojmë sigurinë dhe stabilitetin e shtëpisë sonë të përbashkët evropiane. Ne po punojmë së bashku me partnerët për përmirësimin e arkitekturës evropiane të sigurisë, veçanërisht të sigurisë rajonale. Ukraina ka propozime thelbësore në këtë drejtim. Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë rajonit të Detit të Zi, si dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë globale të ushqimit dhe lirinë e lundrimit. Prioriteti kryesor i Ukrainës, veçanërisht me afrimin e dimrit, është forcimi i mbrojtjes ajrore. Ne kemi hedhur tashmë bazat për marrëveshje të reja me partnerët dhe presim miratimin dhe zbatimin e tyre. Kjo duhet të jetë një ditë produktive për Ukrainën dhe Evropën në tërësi”, shkroi ai.

Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent.

Takimi i tretë i tillë organizohet për t’iu dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë.

Ky organizim mëton të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore.

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit – të gjitha pjesë e Komunitetit Politik Evropian – pritet të jenë në qendër të diskutimeve të 5 tetorit.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika