Tensione në Kuvendin e Shqipërisë – Deputeti i PD-së, Noka ka sulmuar një operator të mediave me rregullore të Kuvendit

Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të mbajtur këtë të enjte, ndodhi një incident i tensionuar. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit një operator të mediave të akredituara. Shkaku i këtij reaksioni nga ana e Nokës ishte fakti që kameramani po filmonte telefonin e ish-kryeministrit Berisha

Flamur Noka./ Foto arkiv

Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku një operator i mediave të akredituara është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Shkak për reagimin e Nokës ishte filmimi që kameramani po i bënte telefonit të ish-kryeministrit Berisha, shkruan Euronews Albania.

Në momentin që po filmohej, Berisha po shihte një video denoncim që i kishte ardhur në Whatsapp.

Në lidhje me veprimin e deputetit demokrat reagoi dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.

“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, ka thënë Nikolla.

Nga ana tjetër, deputeti Noka u shpreh se është e turpshme të filmohen telefonat e deputetëve të parlamentit.

“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika