Kurti i frustruar me ndërkombëtarët, kërkon që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, është shfaqur i zemëruar dhe i frustruar me ndërkombëtarët dhe ka kërkuar nga të njëjtit të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur i zemëruar dhe i frustruar me komunitetin ndërkombëtar.

Sipas Kurtit, ata (ndërkombëtarët) nuk po mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.

Kështu është deklaruar kryeministri i vendit në një intervistë për SkyNews.

“Ata mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë edhe një herë se sulmi terrorist i 24 shtatorit ishte i orkestruar nga Beogradi, andaj sipas tij, duhet reagim më i ashpër ndaj Serbisë.

Sulmi terrorist i ndodhur në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup terrorist serb mori jehonë ndërkombëtare dhe shumë mediume botërore i kushtuan rëndësi.

Kujtojmë që nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë i cili tashmë është shpallur hero, i plagosur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Derisa nga Policia e Kosovës mbetën të vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi terrorist serb.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika