Ukraina thotë se ka rritur prodhimin e dronëve luftarakë

Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve pasi Rusia nisi pushtimin, ka thënë kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal ka thënë se Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin.

Shmyhal të shtunën në Kiev ka thënë se 200 kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues.

“Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, ka thënë Shmyhal, duke shtuar se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022, dronët kanë ofruar një avantazh të madh në fushëbetejë.

Përderisa Ukraina fillimisht varej nga dronët e prodhuar nga kompania turke, Bayraktar, Rusia më vonë nisi të përdorte dronët iranianë, Shahed.

Muajve të fundit, sulmet me dronë në territorin e Rusisë janë shpeshtuar dhe janë tregues se Ukraina tani po prodhon dronë me rreze më të gjatë veprimi edhe pse sasia e eksplozivëve që bartin ende mbetet e vogël. /REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika