Kurti: Serbia tentoi të kopjojë skenarin e Donbasit në sulmin terrorist në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me sulmin terrorist që ndodhi në Kosovë më 24 shtator, ka deklaruar se Serbia me këtë sulm tentoi të kopjojë skenarin e Donbasit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të Konferencës së Partisë Laburiste që po mbahet në Liverpool, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në drekën e organizuar me partitë simotra, ishte i ftuar si folës kryesor.

Kryeministri Kurti, në deklaratën e tij në platformën X, ka theksuar se në këtë konferencë vjetore është diskutuar për ndikimin e thellë të Partisë Laburiste në Pavarësinë e Kosovës.

“Me nder dhe kënaqësi kam marrë pjesë në konferencën Vjetore të Partisë Laburiste dhe kam folur në ngjarjen e Partisë Motër. Diskutuam mbi ndikimin e thellë që Labour ka pasur në pavarësinë e Kosovës, misionin tonë të përbashkët për të siguruar një jetë të dinjitetshme dhe të mbrojtur shoqërisht për qytetarët tanë, dhe luftën tonë kolektive kundër ndryshimeve klimatike”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në ditën e parë të tij në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një fjalim mbi temën “Sfida globale, zgjidhje kolektive”.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti veçoi dy sfida globale të ditëve tona; “Autokratët dhe kërcënimi që ata paraqesin për sigurinë dhe kriza klimatike dhe ndikimi i saj në jetën dhe mirëqenien e njerëzve në mbarë botën”.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në lidhje me rrezikun nga autokratët, të udhëhequr nga politika hegjemoniste dhe ekspansioniste, ai ka deklaruar se ata nuk i njohin shtetet fqinje, dhe se nga ato kërkojnë ose që të bëhen marionetë të tyre ose të marrin pjesë të territorit të tyre.

Po ashtu, Kurti ka deklaruar se edhe pse shtet për një kohë jo shumë të gjatë, Kosova po dëshmon se intervenimi i NATO-s dhe një shtet i sapoformuar mund t’i japin jetë një demokracie të plotë.

Duke folur për sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, kryeministri Kurti u shpreh se Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut.

“Rritja e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës u përshkrua si e paprecedentë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kurse pamjet e sekuestruara nga dronët që ishin në posedim të grupit terrorist zbuluan se trupat paramilitare ishin trajnuar në bazat zyrtare të ushtrisë serbe, duke dëshmuar kështu në mënyrë të pakundërshtueshme përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në planifikim të sulmit që u krye dy javë më parë në Banjskë, me 24 shtator”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Megjithatë, kryeministri ka theksuar se e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika