Shqipëria miraton Rezolutën për Kosovën

Me 101 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën ku dënohet sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri të Kosovës

Kuvendi i Shqipërisë

Me 101 vota pro, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar Rezolutën për mbështetjen e Kosovës.

Kjo rezolutë erdhi pas sulmeve të Serbisë fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Derisa po votohej, disa deputetë të opozitës krijuan tensione në sallë, duke bllokuar foltoren.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, nga ku asnjë nuk votoi kundër, por pati 1 abstenim.

Rezoluta shpalos mbështetjen e dokumentit të miratuar nga parlamenti i Kosovës dhe kërkon nisjen e një hetimi ndërkombëtar, ku Shqipëria të jetë zëri i saj për të lobuar me Bashkimin Europian dhe SHBA-në për njohjen si shtet i pavarur nga Serbia.

Kundër kësaj Rezolute ishte Partia Demokratike zyrtare. Mbështetësit e Lulzim Bashës, edhe pse të pranishëm në sallë, nuk morën pjesë në votim.

As kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk votoi, pasi u largua më herët nga Kuvendi, raporton Top Channel.

Tri pikat e rezolutës së miratuar

Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;

Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;

Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

Ndonëse ishte rënë dakord me mazhorancën socialiste për të dalë me një draft të përbashkët për Kosovën, Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika