Kosova fiton bindshëm ndaj Anodrrës

Kosova ka marrë fitoren e parë në ndeshjen kundër Andorrës në kualifikimet për Euro 2024

Lojtarët e Kosovës

Kosova ka marrë fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024, duke triumfuar 3-0 në udhëtim te Andorra, në kuadër të Grupit I

Kombëtarja e Kosovës kishte shënuar golin e tretë ndaj Andorrës. Ishte Altin Zeqiri ai i cili ka realizuar golin e parë në fanellën e Kosovës.

Zeqiri ka shënuar gol në minutën e 83-të për të trefishuar epërsinë e Kosovës në ndeshjen me Andorrën.

Kujtojmë se kjo ishte paraqitja e parë e tij në fanellën dardane.

Albion Rrahmani u lëndua, dhe duhej të largohej nga fusha me barelë, vendin e tij e zuri Meriton Korenica.

Megjithatë, nuk dihet nëse lëndimi i tij ishte i rëndë.

Ndërkaq, epërsinë e kishte dyfishuar Milot Rashica, i cili bëri edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje.

Pjesa e parë mes Andorrës dhe Kosovës, kishte përfunduar me Dardanët që shkuan në pushim me epërsi.

Ndeshja nisi me sulme të qeta nga të dyja palët, por me kalimin e minutave, sulmet e shpeshta po shtoheshin.

Në minutën e 26-të, Milot Rashica shënoi gol për Kosovën, duke i dhënë ekipit të tij epërsinë për 1:0.

Asistimi fantastik erdhi nga Florent Muslija.

Kjo ndeshje i takon Grupit I të kualifikimeve për “Euro 2024”  Në formacionin e Kosovës, për herë të parë kanë gjetur vend edhe dy futbollistët e Superligës së Kosovës, mbrojtësi Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba, të dy të Ballkanit.

Kosova e Andorra zënë dy vendet e fundit në këtë grup.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika