Niset drejt Shqipërisë, fundoset anija italiane me pesë marinarë

Pesë persona kanë rënë në det, nga fundosja e anijes italiane që ishte nisur drejt Shqipërisë, dhe janë mbytur në brigjet e Italisë, në det të trazuar, duke lënë vetëm një të mbijetuar

Katër italianë dhe një marinar tunizian kanë rënë në det, pasi një anije e fuqishme është fundosur në një stuhi në brigjet e Barit në Italinë jugore.

Zyrtarët, kanë thënë se kishin gjetur trupat e tre personave, njëri prej tyre ka shpëtuar, pas një kërkimi mes erërave të forta, ndërsa dy kanë mbetur të zhdukur.

Ndërsa, anija ishte nisur drejt Shqipërisë para se të fundosej, këtë e ka bërë të ditur, roja bregdetare të enjten, raporton Euronews, transmeton Portali D.v

“Kapiteni i anijës ka shpëtuar i sigurt gjatë natës nga një varkë kroate në zonë”, ka thënë roja bregdetare.

Roja bregdetare italiane ka thënë se vetëm një anëtar i ekuipazhit, kapiteni i “Franco P” me flamur italian i kishte mbijetuar fundosjes së anijes.

Autoritetet kanë thënë se kishin marrë një telefonatë fatkeqësie të mërkurën në mbrëmje se një varkë po merrte ujë në detin Adriatik, rreth 85 kilometra larg brigjeve të Pulias të Italisë.

Gjithashtu, një ponton me 11 persona në bord, të cilin anija e fuqishme, ‘rimorkiatori’, ka qenë duke e tërhequr, mbeti në rrugë, e cila gjithashtu është duke u shpëtuar.

Roja bregdetare dhe autoritetet e tjera në fillim po kërkonin katër italianë dhe një marinar tunizian. Autoritetet kishin thënë se kërkimi ishte ndërlikuar nga erërat e forta.

Akoma nuk është bërë e qartë se cilat janë arsyet përmbysjes së rimorkiatorit, italian.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika