“Nuk e harroj kurrë”: Afërdita Fazlija thotë se shefi i FFK-së i ka kërcënuar, tregon se çfarë ju ka thënë

Ish-përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Afërdita Fazlija, ka pretenduar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka kërcënuar gjatë kohës sa ajo ka qenë selektore

Fazlija ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se Ademi i kishte kërcënuar pas humbjes kundër Sllovenisë me rezultat 5-0 në vitin 2019.

Ajo ka treguar gjithashtu se çfarë ju kishte thënë kryetari i FFK-së.

”Jo për shkakun tonë, për shkakun e krejt zinxhirëve tjerë, kemi humbur lojën e dytë kundër Sllovenisë me rezultat 5-0, jemi kthyer në mbrëmje, në mëngjes shefi i Federatës na ka thirrur në takim urgjent brenda ore, shumë interesant që nuk e ka thirrur krejt shtabin, por vetëm granimin. Edhe kurrë nuk e harroj kërcënimin që na e ka bërë. Me të vetmen fjalën, ”rezultatet e kombëtares janë ato që më mbajnë mua kryetar, për shkak se unë ju zgjedhi”, në njëfarë forme unë ua jap punën,” tha Fazlija.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika