Ish-ambasadori amerikan: Kosova u trajtua si një fëmijë i padisiplinuar – Serbia e lidhur me Rusinë dhe Kinën

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është koha për të ndryshuar qasjen ndaj Serbisë, pasi përpjekjet për tërhequr atë në krahët e Perëndimit nuk kanë dhënë rezultate dhe sipas tij, Serbia është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe Kinën

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se përpjekjet për të tërhequr Serbinë në krahët e Perëndimit në vend të Kinës dhe Rusisë kanë dështuar dhe se është koha për të ndjekur një qasje të re.

Në një intervistë për “Euractiv”, Kosnett ka theksuar se gjatë 15-20 viteve të përpjekjeve për të ndërmjetësuar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ka ekzistuar një tendencë për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si një “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë”.

Kosnett gjithashtu ka vlerësuar se kjo qasje e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”, nuk ka qenë e mençur.

Ai ka shtuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk është bashkuar me sanksionet perëndimore kundër Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.

Ish-ambasadori i SHBA-ve ka theksuar se Serbia është qartazi e lidhur ngushtë me Rusinë dhe Kinën dhe se përpjekjet ndërkombëtare për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk kanë dhënë ende rezultate.

“Unë mendoj se Serbia është qartazi e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk kanë treguar ende ndonjë rezultat”, ka thënë ai.

Kossnett, i cili tani është një bashkëpunëtor i lartë për programin e mbrojtjes dhe sigurisë transatlantike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, ka shtuar se është koha që Evropa dhe Perëndimi të jenë më realistë në këtë çështje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika