Shasha: Zero mundësi që Franca të pezullojë liberalizimin e vizave, është ligjërisht e pamundshme

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se ka zero mundësi që Franca në mënyrë unilaterale të pezullojë liberalizimin e vizave

Demush Shasha nga Instituti Epik

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar lidhur me deklarimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili të martën tha se është pezulluar përkohësisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shasha ka thënë se ka zero mundësi që Franca në mënyrë unilaterale të pezullojë liberalizimin e vizave.

Kjo sepse siç thekson Shasha, është ligjërisht e pamundur.

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rrijë komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024.  Eh tash nëse presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot, ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezullojë liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme”, shkroi ai.

Shasha thërret që të mos merret seriozisht një gjë e tillë derisa Komisioni Evropian të deklarohet për të.

“Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika