Rusia synon të marrë më shumë territor në rajonin lindor të Donbasit

Forcat ruse po intensifikojnë betejën e tyre për të marrë më shumë territor në rajonin lindor të Donbasit, ndërsa për Mariupolin kanë pretenduar se e kanë pushtuar plotësisht

Ilustrim

Forcat ruse po intensifikojnë betejën e tyre për të marrë më shumë territor në rajonin lindor të Donbasit. Në këto rajone forcat ruse kanë bombarduar fuqishëm pozicionet ukrainase.

Moska tani pretendon se ka pushtuar plotësisht qytetin e Mariupolit. Ndërsa trupat ukrainase kanë luftuar për javë të tëra për të mbrojtur fabrikën e çelikut, për të cilën tashmë janë dorëzuar. raporton BBC.

Lirimi i forcave ruse në Mariupol ka ngritur shqetësime në Kiev, për shkak se Moska tani do të jetë në gjendje të rrethojë lindjen e Ukrainës.

Autoritetet në rajonet Donetsk dhe Luhansk kanë thënë se të paktën nëntë civilë të tjerë ukrainasë janë vrarë nga forcat ruse të premtën e 20 majit.

Ilustrim

Ofensiva ruse në Donbas “ka filluar tashmë”

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika